Video/ Thellohet bilanci i krimit në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur, çifti në proces divorci - Gazeta Express
string(99) "video-thellohet-bilanci-i-krimit-ne-elbasan-nje-i-vdekur-dhe-dy-te-plagosur-cifti-ne-proces-divorci"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2021 12:54

Video/ Thellohet bilanci i krimit në Elbasan, një i vdekur dhe dy të plagosur, çifti në proces divorci

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2021 12:54

Thellohet bilanci i krimit në Elbasan, ku një ish-polic vrau gruan e tij, 54 vjeç ndërsa plagosi një polic si edhe avokatin Gëzim Toçila. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Elbasanit.

Gruaja ishte vrarë prej burrit të saj pranë gjykatës, ndërsa sëfundmi mësohet se gjithçka ka ndodhur pas seancës së divorcit mes tyre, ku pasi ka dalë jashtë Koço Buzo ka nxjerrë armën duke e vrarë në vend bashkëshorten e tij.

Lexo Edhe:

Por, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi vrau bashkëshorten, Buzo ka qëlluar me armë edhe ndaj një punonjësi policie si edhe avokatit Gëzim Toçila duke i lënë të plagosur.

Pasi shkarkoi të gjithë karikatorin ndaj bashkëshortes dhe punonjësit të policisë, Buzo ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por është arrestuar nga forcat e rendit. 

Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes