VIDEO- Momenti kur autori i maskuar ekzekuton shqiptarin në mes të lokalit në Athinë - Gazeta Express
string(83) "video-momenti-kur-autori-i-maskuar-ekzekuton-shqiptarin-ne-mes-te-lokalit-ne-athine"

Shqiperi

Gazeta Express

18/12/2022 22:07

VIDEO- Momenti kur autori i maskuar ekzekuton shqiptarin në mes të lokalit në Athinë

Shqiperi

Gazeta Express

18/12/2022 22:07

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur autori i maskuar ka ekzekutuar një shqiptar dhe ka plagosur 2 të tjerë në mes të lokalit në Athinë të Greqisë.

Siç shihet në video autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Më pas u largua me shpejtësi.

Deri më tani mediet greke kanë raportuar se viktima është me origjinë shqiptare. Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar. E plagosura e dytë një grua, raportohet se është pronarja e lokalit. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/Gazeta Express