string(65) "video-eskorta-nga-venezuela-ne-tirane-300-euro-per-nje-takim-pune"

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2023 12:19

VIDEO- Eskorta nga Venezuela në Tiranë, 300 euro për një ‘takim’ pune

Shqiperi

Gazeta Express

03/06/2023 12:19

Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave të huaja, që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga vende të ndryshme vijnë në vendin tonë si turiste dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa por dhe se çfarë kërkojnë klientët, emisioni “Piranjat” ka realizuar një kamerë të fshehtë. I infiltruari i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, nga Venezuela.

Sigurisht që takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se ajo për një “takim’ paguhet 300 euro, madje thotë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe me një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.

Eskorta shprehet se e bën këtë “punë” për para dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje, ku do të investojë në fermë.