Video e Ronaldos që po bën xhiron e botës! - Gazeta Express
string(41) "video-e-ronaldos-qe-po-ben-xhiron-e-botes"

Gazeta Express

08/03/2020 23:35

Video e Ronaldos që po bën xhiron e botës!

Gazeta Express

08/03/2020 23:35

Përhapja me shpejtësi e Coronavirusit në Itali ka bërë që vendi të kalojë në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa momentalisht ndeshjet e Serisë A është vendosur që të luhen pa praninë e tifozëve.

E tillë ishte edhe mbrëmja e sotme e Derbit të Italisë mes Juventusit dhe Interit, që u ndoq vetëm nga stafet respektive të të dy skuadrave dhe më tepër se një super-përballje, ngjante me një ndeshje stëvitore.

Ende pa filluar mirë ndeshja, Cristiano Ronaldo u bë protagonist me gjestin e tij, që bëri xhiron e botës, pasi kur mbërriti në “Allianz Stadium” vuri re menjëherë mungesën e atmosferës që krijojnë tifozët.

Megjithatë gjatë ecjes për në dhomat e zhveshjes portugezi hapi dorën si të donte të përshëndeste publikun, që mbrëmjen e sotme ishte vetëm në imagjinatën e CR7-ës, pasi në korridore dhe shkallët e stadiumit mungonte. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement