Video e re, Tyson shfaq shpejtësi të frikshme dhe forcë brutale në stërvitje - Gazeta Express
string(75) "video-e-re-tyson-shfaq-shpejtesi-te-frikshme-dhe-force-brutale-ne-stervitje"

Gazeta Express

23/06/2020 18:10

Video e re, Tyson shfaq shpejtësi të frikshme dhe forcë brutale në stërvitje

Gazeta Express

23/06/2020 18:10

Mike Tyson mbetet në rrugë të mirë për t’u rikthyer në ringun e boksit, pasi ka shfaqur sërish shpejtësi mbresëlënëse dhe fuqi brutale në stërvitje.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë njoftoi në prill se është duke u përgatitur për t’u kthyer në boks dhe është duke ushtruar për të luftuar në meçe ekzibicioni katërrundëshe për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Evander Holyfield, i cili e kishte rrahur dy herë Tysonin në meçe profesionale, është propozuar si kundërshtari i mundshëm i tij, sepse edhe ai i ka përshpejtuar përgatitjet në muajt e fundit.

Tyson, 53-vjeçar, është duke e kthyer formën fizike me ndihmën e trajnerit legjendar të MMA-së, Rafael Corideiro.

Dhe në videon e publikuar sot, Tyson i ka shfaqur përsëri aftësitë mbresëlënëse prej boksieri. /Gazeta Express/