Vetura më e shpejtë në botë, Tuatara rrëzon nga froni Bugatti Chironin - Gazeta Express
string(69) "vetura-me-e-shpejte-ne-bote-tuatara-rrezon-nga-froni-bugatti-chironin"

Gazeta Express

20/10/2020 16:15

Vetura më e shpejtë në botë, Tuatara rrëzon nga froni Bugatti Chironin

Gazeta Express

20/10/2020 16:15

Vetura amerikane SSC ka konfirmuar se ka vënë rekord të ri botëror në ngasjen e një veture të prodhimit serik – bëhet fjalë për veturën Tuatara e cila arriti shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në Las Vegas, duke lënë kështu pas “kampionin” Bugatti Chiron.

Shpejtësia mesatare gjatë dy tentimeve u arrit në 508 kilometra në orë, duke lënë kështu pas shpejtësinë maksimale dhe njëherit më të madhe të Bugatti, që kohë më parë kishte arritur shpejtësinë prej 489, transmeton Telegrafi.

E në tentimin e tretë edhe u arrit qëllimi – Tuatara regjistroi shpejtësinë maksimale prej 532 kilometra në orë në një pistë në Nevada, ku 7 milje të kësaj rruge ishin mbyllur për shkaqe sigurie.

Tuatara për herë të parë i është prezantuar masës në vitin 2011, ndërsa prodhimi serik i saj ndodhi më 2018. Ende nuk ka ndonjë çmim zyrtar se sa mund të kushtojë kjo veturë, por bazuar në deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të kësaj kompanie – thuhet të jetë rreth 1.3 milion dollarë.