Vetëvarje në Dubravë, autoritetet thonë se s'kishin parë kurrë një mënyrë të tillë - Gazeta Express
string(80) "vetevarje-ne-dubrave-autoritetet-thone-se-skishin-pare-kurre-nje-menyre-te-tille"

Vetëvarje në Dubravë, autoritetet thonë se s’kishin parë kurrë një mënyrë të tillë

Gazeta Express

07/08/2020 10:18

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se në orën 7 e 30 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, një i burgosur me iniciales E.SH. është gjetur i vetëvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër

“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetëvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se një mënyrë e tillë e vetëvrasjes nuk është hasur asnjëherë, pasi të gjitha rastet kur është kryer ndonjë vetëvarje, akti është kryer nga ndonjë lartësi më e madhe, por jo nga një krevat me lartësi pothuajse më të vogël se 1 metër e gjysmë.

“Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së, pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe, por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër është shumë e habitshme”, shpjegon njoftimi i SHKK-së, raporton Express.

Personi i cili është vetëvarur ka qenë i dënuar për vjedhje të rëndë.

“SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë. Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rëndë”, shton tutje SHKK.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK-ja ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dalë me Raport Administrativ Përfundimtar. /Express/