Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë nesër mbrëma njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve të fundit.
“Dardanët” do të përballen me Danimarkën në kuadër të rrethit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.
Me një fitore eventuale, Verdhekaltrit do të mundë ta prisnin një biletë për fazën tjetër të garave, shkruan “Gazeta Express”.
E për ta arritur këtë, basketbollistët e Kosovës po e kërkojnë mbështetjen e tifozëve.
“Vetëm të bashkuar drejt fitores dhe kualifikimit”, thonë basketbollistët Dardan Kapiti, Meriton Ismaili dhe Muhamedali Janjeva në një video të publikuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës do të luhet nesër mbrëma në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express/