“Vetëm puthjet munguan në takimin Sveçla-Gjuriq” - Gazeta Express
string(46) "vetem-puthjet-munguan-ne-takimin-svecla-gjuriq"

Gazeta Express

08/12/2019 14:38

“Vetëm puthjet munguan në takimin Sveçla-Gjuriq”

Gazeta Express

08/12/2019 14:38

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar lidhur me takimin e anëtarit të Kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçlës me Drejtorin e së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se gjatë këtij takimi munguan vetëm puthjet dhe se herën tjetër mund të ketë pamje “+18”.

Lexo Edhe:

“Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë”, ka shkruar Kelmendi.

Ndryshe, Express ka raportuar e para mbrëmë për këtë takim, duke publikuar edhe fotografi nga ky takim. /Express

Postimi i tij i plotë:

Vetëm puthjet munguan në Tiranë!

Herën tjetër mund të ketë pamje “+18”!

Në një foto të postuar nga disa media, shihet se si Xhelal Sveçla i VV-së është ulur në një tavolinë dhe shumë afër krahërorit të Marko Gjuriqit të qeverisë së Serbisë.

Këta të VV-së po dojnë me dalë ma të zi se ata të PDK-së!

Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë?

Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje “+18”.

Po ia rikujtoj këtyre zyrtarëve të VV-së se shumë të rinjë dhe të reja, polic dhe institucione, i kanë sakatosur në protestat e tyre me moton ” Jo negociata me Serbinë”.

E tash po iu servilosen dhe po i ” prekin” zyrtarët e Beogradit.

Gëzim Kelmendi