Veseli takon deputetët e PDK'së: Në opozitë do të jemi zëri i qytetarëve - Gazeta Express
string(70) "veseli-takon-deputetet-e-pdkse-ne-opozite-do-te-jemi-zeri-i-qytetareve"

Veseli takon deputetët e PDK’së: Në opozitë do të jemi zëri i qytetarëve

Gazeta Express

04/12/2019 19:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e PDK-së të legjislaturës së re, me të cilët ka diskutuar për qasjen që PDK do ta ketë si lidere e opozitës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Kadri Veseli ka thënë se në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, për të diskutuar rreth domosdoshmërisë që sa më shpejtë të krijohen institicionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Në opozitë, deputetët e PDK-së do të jenë zëri i qytetarëve të Kosovës. Vendi ynë ka nevojë për qasje serioze nga të zgjedhurit e popullit dhe ne nuk do të ndalemi së punuari që Kosova të ecë përpara, e kurrsesi të vendnumërojë ose shënojë regres”, ka shkruar Veseli.