Veseli niset për Hagë, nuk tregon në çfarë cilësie - Gazeta Express
string(52) "veseli-niset-per-ne-hage-nuk-tregon-ne-cfare-cilesie"

Gazeta Express

09/12/2019 11:48

Veseli niset për Hagë, nuk tregon në çfarë cilësie

Gazeta Express

09/12/2019 11:48

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur para gazetarëve para nisjes për në Hagë ku do të merret në pyetje nga hetuesit e Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Express.

Veseli nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie është ftuar nga Haga, derisa, ka thënë se Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe.

Lexo Edhe:

“Tani jam duke udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara, jam i ftuar për intervistim. Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por të njëjtën kohë është sfidë përballë krimeve makabre serbe po edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit tonë të UÇK-së, çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pasë fatin t’i shërbejë atdheut të vet, edhe unë, jam shumë krenar e falënderoj zotin për këtë dhe dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të jetës time krenare, historia e UÇK-së është histori për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor. /GazetaExpress/