Versioni i policisë për arrestimin e qytetarit në Klinë, që nuk vendosi maskën - Gazeta Express
string(77) "versioni-i-policise-per-arrestimin-e-qytetarit-ne-kline-qe-nuk-vendosi-masken"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 14:20

Versioni i policisë për arrestimin e qytetarit në Klinë, që nuk vendosi maskën

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 14:20

Një qytetar është arrestuar sot në mes të qytetit të Klinës. I njëjti u raportua se u arrestua për shkak të mos bartjes së maskës, shkruan Gazeta Express.

Rastin e kanë konfirmuar për Express, edhe nga Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i PK’së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Express, se rasti ka ndodhur në orët e paradites dhe se i njëjti është arrestuar pasi nuk ka respektuar urdhrat e Policisë së Kosovës.

“Në orët e paradites është arrestuar një person për mosrespektimin e urdhrave të ligjshëm të personit zyrtar. Ai është  intervistuar. Është kompletuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të shkurt në Gjykatë, në Divizionin për Kundërvajtje”, ka thënë ai për Express.