Vërshimet në veri: S’ka kryetar, bllokohen 300 mijë euro - Gazeta Express
string(53) "vershimet-ne-veri-ska-kryetar-bllokohen-300-mije-euro"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2023 20:34

Vërshimet në veri: S’ka kryetar, bllokohen 300 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

05/03/2023 20:34

Dora e shtetit zor se mund të prekë shpejt në dëmet që Avni Pecit ia shkaktuan vërshimet.

Këtij dhe banorëve tjerë në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës së Veriut, që uji u mori gati krejt çka patën, komuna, e cila ka mbetur pa të parin e saj që dha dorëheqje, s’mund t’u ndihmojë.

Asambleja Komunale të martën votoi për ndarjen e 300 mijë eurove për këtë fatkeqësi, por mjetet s’po mund të ekzekutohen në mungesë të udhëheqjes lokale.

Nga kjo situatë presin t’i nxjerrë pushteti qendror, të cilit i kanë çuar fjalë.