Deputeti e zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, pas dorëzimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Speciale, deklaroi se dje Gjykata Supreme nxjerri aktgjykimin i cili konfirmoi atë që LDK ka thënë tash e disa muaj.
“Këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, pra ku kemi dorëzuar para dy muajve, në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ish-ministrat të kabinetit të tij, të cilët në mars janë certifikuar nga KQZ si deputet të Kuvendit të Kosovës.
Aktgjykimi i djeshëm ka konfirmuar që një deputet i certifikuar nuk mund njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën në ekzekutiv. Që të jetë edhe kryeminsitër në detyrë ose ministër në detyrë”, tha Mustafa para mediave.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...