Uau! Shumë ngjarje këtë javë. Super ngjarje bile! Ja lista javore e eventeve kryesore nga Suzanne Podcast, që emetohet edhe në T7.
Ehh, veç sa ja nisi qershori me u kallë prej temperaturave t’nalta, edhe vera po shpaloset si super katalog festivalesh, ekspozitash, koncertesh e pasditeve me lexime poetike. Nëse s’jeni nëjkah me pushime të hershme në bregdet, java që po vjen osht ashiqare një mini-sezon kulturor me temperatura mbi 30’C, në Kosovë e Tiranë. Dhe duhet me ja nisë me FemArt, se kur feministet e hapin festivalin, gjithçka tjetër në qytet tingëllon si afterthought. Plus edhe unë kam me lëshu muzikë 😉
Java përfshin: FemArt me program të rrëmujshëm e rrëmbyshëm (në kuptimin ma të mirë), koncertin e parë post-Eurovision të Shkodra Elektronike (uuu), një bisedë të rrallë me Adania Shibli, një ekspozitë e Ardian Isufit në galerinë e re Debussy që eksploron “nën lëkurën” e identitetit në Tiranë, një koncert solemn nga Zanat (me saze & soul), një premierë teatrale në Gjilan për të gjithë ata që i kanë jetu vitet e adoleshencës tu chatirat, si dhe një libër nga për Rock & Roll-in kosovar në vitet ’60. Pra, nëse dikush thotë “s’ka kurgjo këtë javë”, thjesht mos i folni për 7 ditë. Qaq shumë ka, sa që duhet edhe një edicion me ja nis të mërkureve hahaha. Ishmenada n’promenada.
Lista e plotë e detajuar në këtë link: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-16-qershor