Vendimi për IBAR, Këshilli i BE-së: Vendet anëtare drejt konsensusit për draftin final për Shqipërinë - Gazeta Express
string(99) "vendimi-per-ibar-keshilli-i-be-se-vendet-anetare-drejt-konsensusit-per-draftin-final-per-shqiperine"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 8:36

Vendimi për IBAR, Këshilli i BE-së: Vendet anëtare drejt konsensusit për draftin final për Shqipërinë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2026 8:36

Të martën në orën 10:00 COELA do mblidhet sërish për të diskutuar Raportin e IBAR për Shqipërinë.

Këshilli i Bashkimit Evropian, për A2CNN tha se shtetet anëtare janë pranë një dakordësie, edhe pse janë ende disa shtete që nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile për draftin e Pozicionit të Përbashkët të BE-së, ashtu siç është propozuar nga Presidenca e Unionit.

“Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin pas mbledhjes së nesërme”, ka deklaruar Këshilli.

Në vijim të përgjigjes thuhet se nëse arrihet një marrëveshje në takimin e sotëm të COELA, plani është që dosja t’i kalojë COREPER të premten (22 maj) dhe, pas miratimit të draftit të Presidencës së BE, të nisë planifikimi i Konferencës Ndërqeveritare në ditët në vijim.

Tani në tryezë është drafti final, që sipas burimeve diplomatike të A2CNN ka ndryshuar shumë nga ai fillestari i propozuar nga KE. Drafti i Presidences së BE-së ka më shumë kritere dhe ashpërsime në luftën ndaj korrupsionit, kritereve ekonomike dhe për pakicat kombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement