Një varrë në formë piramide konsiderohet nga banorët e Liverpool si vendi më i pushtuar nga fantazmat në këtë qytet
Një var i pazakonshëm më shumë se katër metra i gjatë është në oborrin e kishës St Andrew në rrugën Rodney. Përrallat se si dhe pse ky monument, që i takon William Mackenzie, një inxhinier civil, janë përcjellë brez pas brezi.
Disa thonë që 57 vjeçari, i cili vdiq më 1851, e kishte humbur një ndeshje pokeri kundër një djalli dhe si rezultat i kësaj u varros duke mbajtur në duar një kartë dhe ulur drejt në tryezë.
Megjithatë, Mackenzie besonte që ai mund të fitonte kundër djallit pa u djegur asnjëherë, që do të thotë se shpirti i tij nuk mund të merret kurrë dhe nuk do të shkon në përjetësi.
Pamjet e një burri të veshur me veshje nga shekulli i XIX duke ecur në oborrin e varrezave thuhet se janë parë gjatë tërë këtyre viteve dhe shpesh vazhdojnë të shihen edhe sot., transmeton GazetaExpress.
Banorët besojnë se kjo formë e kësaj fantazme është shpirti i William, të cilit do t’i mohohet hyrja në parajsë për shkak të këtij incidenti të errët.
I lindur më 1794, 54 vjeçari nga Nelson të Lancashire, i pari fëmijë nga 11 sa ishin, para se të fillonte punën ishte një endës stazhieri.
Pastaj ai ndryshoi profesionin e tij, duke u bërë nxënës i një marangozi bravash në Leeds dhe Liverpool Canal më 1811.
Kjo e ndryshoi karrierën e tij në mënyrë të suksesshëm, por që Mackenzie vazhdoi të bënte pasuri duke punuar në kanal dhe në projektin e hekurudhave në Francë, Spanjë dhe Belgjikë.
Pas vdekjes se tij, kishte pasuri prej 42 milionë funtash sipas vlerës së sotme, e të cilat ia la vëllait të tij më të vogël, Edward.
Ishte vetë Edwardi që pagoi për ta punuar piramidën për vëllanë e tij të ndjerë, 17 vite më vonë.
Vizitorët në oborrin e kishës sot ende mund ta shohin një varrë 170 vjeçar por ai është i mbyllur për ta ruajtur strukturën e tij.
Mbishkrimi në varrë thotë:
“Poshtë këtij varri shtrihet William Mackenzie”, nga Newbie, Dumfriesshire, Esquire i cili vdiq më 29 tetor 1851 në moshën 57 vjeçare.
“Po ashtu, Mary, gruaja e tij, e cila vdiq më 19 dhjetor në moshën 48 vjeçare dhe Sarah, gruaja e tij e dytë e cila vdiq më 9 dhjetor 1867 në moshën 60 vjeçare shtrihen aty”.
“Ky monument u ngrit nga vëllai i tij Edward si një shenjë dashurie në vitin 1868 pas lindjes së Krishtit. Kujtimi për të qoftë i bekuar”. /GazetaExpress/