Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin e ri, Ardian Mema - Gazeta Express
string(48) "vellaznimi-zyrtarizon-trajnerin-e-ri-ardian-mema"

Sport

Gazeta Express

16/10/2023 23:30

Vëllaznimi zyrtarizon trajnerin e ri, Ardian Mema

Sport

Gazeta Express

16/10/2023 23:30

Ardian Mema është trajneri i ri i Vëllaznimit.

Klubi gjakovar njoftoi zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me trajnerin nga Tirana, shkruan Gazeta Express

Mema së fundmi ishte trajner i Kastriotit në Shqipëri. Ai më herët ka drejtuar edhe Tiranën

51-vjeçari ka punuar si asistent edhe te Skënderbeu e Flamurtari.

Njoftimi i plotë nga KF Vëllaznimi:

“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se sot klubi ynë ka arritur marrëveshje me kryetrajnerin Ardian Mema.

Trajneri Mema vjen pas eksperiencave në Superioren Shqiptare me Skënderbeun, Flamurtarin, Kastriotin dhe Tiranën.

I urojmë fat dhe suksese në përmbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vëllaznimit.

“Mirë se erdhe në familjen kuq e zi!” Ardian Mema”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement