Vëllaznimi-Sigal Prishtina, ndeshja vendimtare për mbijetesë në Superligë - Gazeta Express
string(72) "vellaznimi-sigal-prishtina-ndeshja-vendimtare-per-mbijetese-ne-superlige"

Basketboll

Gazeta Express

04/04/2021 10:27

Vëllaznimi-Sigal Prishtina, ndeshja vendimtare për mbijetesë në Superligë

Basketboll

Gazeta Express

04/04/2021 10:27

Në fundjavë po zhvillohet xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll, apo e parafundit për garat e rregullta në elitë.

Kjo xhiro pritet të jetë shumë interesante, pasi mund të përcaktojë shumëçka sa i përket garës për “Play-off” dhe për të mos rënë nga Superliga.

Lexo Edhe:

Të dielën do të zhvillohet derbi prizrenas mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit. Bashkimi renditet në vendin e pestë me 37 pikë, kurse Ponte në vendin e parë me 44 pikë.

Sfidë e ‘zjarrtë’ pritet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra që nuk kanë rezultate të dëshirueshme në Superligë. Të dy skuadrat kanë nga 35 pikë, duke u renditur në vendin e shtatë, përkatësisht të tetë dhe do të jetë përballje direkte për të mos rënë nga Superliga.

Dy vendet e para në renditje do të kualifikohen direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse në çerekfinale do të ballafaqohen vendi i tretë me të gjashtin dhe i katërti me të pestin. Vendi i shtatë do të luajë në “Play-out” me finalistin e “Play-off”-it të Ligës së Parë, kurse vendi i tetë bie nga Superliga.

E diel

17:00 Bashkimi – Ponte Prizreni     

19:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina 

/Gazeta Express/