Vedat Bajrami fillon karrierën si aktor në Turqi - Gazeta Express
string(48) "vedat-bajrami-fillon-karrieren-si-aktor-ne-turqi"

TV/Film

Gazeta Express

06/12/2021 23:02

Vedat Bajrami fillon karrierën si aktor në Turqi

TV/Film

Gazeta Express

06/12/2021 23:02

Vedat Bajrami nuk ka dyshim se është njëri nga aktorët e komedianët më të suksesshëm në Kosovë.

Duket se ai tashmë po thyen kufijtë edhe jashtë trojeve shqiptare me një nga rolet e reja që ka marrë përsipër.

Lexo Edhe:

Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve.

Xhirimet e filmit, me regji të Semir Aslanyurek dhe Kazım Oz me firmën e Live Is A Movie Film, kanë nisur më 5 nëntor në fshatin Pulyan, shkruan telegrafi.

Vedati veçse ka ndarë disa prapaskena nga xhirimet e këtij projekti që besohet se do të pëlqehet nga publiku e do të korrë suksese të mëdha në kinematografinë turke.