Vdiq tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, "Jahushi" - Gazeta Express
string(51) "vdiq-tifozi-i-njohur-i-kombetares-shqiptare-jahushi"

Futboll

Gazeta Express

25/08/2025 9:45

Vdiq tifozi i njohur i Kombëtares shqiptare, “Jahushi”

Futboll

Gazeta Express

25/08/2025 9:45

Kombëtarja shqiptare ka mbetur pa njërin prej tifozëve më të famshëm.

Artan Salihu, i njohur në opinion me nofkën “Jahushi” ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit.

Ndërkohë, për “Jahushin” postim kanë bërë edhe Tifozat Kuq e Zi, të cilët e shprehën mërzinë për humbjen e njërit prej tifozëve më të flaktë të Kuqezinjve.

Jahushi, një tifoz karizmatik, e kishte mbështetur Kombëtaren që nga vitet e para të pasluftës.

Rubrika e sportit e “Gazeta Express” iu shpreh ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit. /Gazeta Express