Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj ka kujtuar Ismet Jasharin, Komandant Kumanovën, në 27-vjetorin e rënies së tij.
Në homazhet e bëra te varri i Jasharit, Limaj u paraqit me uniformën e UÇK-së.
“Së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, shënuam Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova në Kleçkën legjendare”.
“Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade. 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së. Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...