Ka vdekur personi që ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër sot në Vushtrri.
Pas lëndimeve të marra, ai u dërgua në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.
Prekazi më herët i tha gazetës se njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.
Nuk dihet nëse ai ka qenë duke punuar në këtë objekt./Express/