Vdes një burrë në Prizren ndërsa po pinte kafe në qytet bashkë me vëllain, Policia nis hetime - Gazeta Express
string(92) "vdes-nje-burre-ne-prizren-ndersa-po-pinte-kafe-ne-qytet-bashke-me-vellain-policia-nis-hetime"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 14:53

Vdes një burrë në Prizren ndërsa po pinte kafe në qytet bashkë me vëllain, Policia nis hetime

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 14:53

Një burrë rreth 30-vjeçar ka vdekur sot pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një kafeteri në Prizren.

Policia tha se vdekja e tij u konfirmua në vendin e ngjarjes dhe se vëllai i tij ka konfirmuar problemet e mëhershme shëndetësore të të ndjerit.

“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment ju ka përkeqësu gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti, megjithatë, po hetohet.

“Njësit relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.