Vdes një 56-vjeçare, ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj - Gazeta Express
string(65) "vdes-nje-56-vjecare-ra-nga-kati-i-peste-i-nje-ndertese-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 19:30

Vdes një 56-vjeçare, ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 19:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Ferizaj, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se rreth orës 16:35 është pranuar informata për incidentin që ndodhi në rrugën “12 Qershori”, afër udhëkryqit me rrugën “Zenel Hajdini”.

“Një person i gjinisë femër, e moshës 56-vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë. Njësitë policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë,” thuhet në njoftim.

Ai shtoi se fatkeqësisht, mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj pak minuta pas mbërritjes në spital.