Vdes në moshën 58-vjeçare ish-kampioni i botës në boks - Gazeta Express
string(54) "vdes-ne-moshen-58-vjecare-ish-kampioni-i-botes-ne-boks"

Vdes në moshën 58-vjeçare ish-kampioni i botës në boks

Gazeta Express

17/03/2020 23:23

Roger Mayweather, ish-kampioni i botës në boks dhe xhaxhai dhe trajneri i Floyd, ka vdekur në moshën 58-vjeçare.

Ai ishte kampion i botës në dy pesha të ndryshme dhe kishte zhvilluar plot 72 luftëra gjatë karrierës së tij 17-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas pensionimit, ai u bë trajner i nipit të vet Floyd Mayweather, i cili ndërtoi një karrierë të famshme dhe vlerësohet si boksieri më i mirë i dekadës së fundit në kategorinë e vet.

Në vitet e fundit, Fyold kishte folur publikisht për problemet që xhaxhai i tij i kishte me shëndetin e ligë.

Roger Mayweather, me nofkën “Black Mamba”, u bë boksier profesionist pranë vëllezërve të vet Floyd Senior dhe Jeff.

Ai ishte shumë më i suksesshëm se dy vëllezërit e vet dhe kishte fituar titujt në peshat super të lehta dhe të lehta. /Gazeta Express/