Vdes legjenda e Formula 1 - Gazeta Express
string(25) "vdes-legjenda-e-formula-1"

Gazeta Express

12/04/2020 12:14

Vdes legjenda e Formula 1

Gazeta Express

12/04/2020 12:14

Legjenda e garave me makina Sir Stirling Moss ka vdekur sot në moshën 90-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai vlerësohet nga shumë si njëri prej shoferëve më të mirë në histori të Formula 1, edhe pse asnjëherë nuk e kishte fituar titullin e botës, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Moss u tërhoq nga jeta publike në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Ai i kaloi 134 ditë në spitali pas një infeksioni në gjoks, i cili i ishte paraqitur gjatë pushimeve në Singapor në dhjetor të vitit 2016.

Britaniku e humbi në mënyrë të famshme titullin në Formula 1 në vitin 1958 ndaj bashkatdhetarit Mike Hawthorn, të cilin e kishte përkrahur dhe e kishte shpëtuar nga diskualifikimi kur ai ishte akuzuar për vozitje prapa në shteg në grand Prix të Portugalisë.

Ai e zuri vendin e dytë katër herë në Formula 1 dhe u shpall Personaliteti Sportiv i Vitit më 1961. /Gazeta Express/