Vdes 72-vjeçari në një motel në Gjilan, policia po e kërkon një femër - Gazeta Express
string(70) "vdes-72-vjecari-ne-nje-motel-ne-gjilan-policia-po-e-kerkon-nje-femeree"

Gazeta Express

09/01/2020 11:20

Vdes 72-vjeçari në një motel në Gjilan, policia po e kërkon një femër

Gazeta Express

09/01/2020 11:20

Motelet jo gjithmonë dalin të jenë vende qejfi për kosovarët. Në to viteve të fundit shumë persona edhe po e japin jetën. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Gjilan. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar, i cili ka vdekur në dhomën e motelit. Rastin për Express e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjilanit. Express mëson se i moshuari kishte shkuar në motel me një grua. Por ajo ka ikur nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve, Policia po e kërkon atë.

E i moshuari në orët e para të mesditës së djeshme kishte shkuar në motel me këtë grua. Ajo është kapur nga kamerat e motelit teksa ka dalë e vetme nga aty. Pas disa minutave personeli i motelit në fjalë kishin shkuar për të parë se çfarë kishte ndodhur me të. E kishin lajmëruar policinë dhe ekipet tjera të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Lexo Edhe:

E detaje për rastin ka dhënë zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit.

Dyshohet se viktima është gjetur pa shenja jete në një dhomë të një moteli në të cilën ndodhej edhe një femër. /Express/