Rrahje në Istog: 7 persona dërgohen për trajtim mjekësor pas përleshjes, Policia jep detaje - Gazeta Express
string(89) "rrahje-ne-istog-7-persona-dergohen-per-trajtim-mjekesor-pas-perleshjes-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 12:51

Rrahje në Istog: 7 persona dërgohen për trajtim mjekësor pas përleshjes, Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 12:51

Një incident i rëndë me përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të komunës së Istogut, ku janë përfshirë shtatë persona.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:50 dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi.

Rasti, vazhdon të jetë nën hetime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement