Vdekja 4 rusëve në Qerret, detajet tregojnë se mund të jetë edhe vrasje. Por nga kush ? - Gazeta Express
string(83) "vdekja-4-ruseve-ne-qerret-detajet-tregojne-se-mund-te-jete-edhe-vrasje-por-nga-kush"

Shqiperi

Gazeta Express

16/10/2021 18:39

Vdekja 4 rusëve në Qerret, detajet tregojnë se mund të jetë edhe vrasje. Por nga kush ?

Shqiperi

Gazeta Express

16/10/2021 18:39

Tragjedia e familjes ruse, ku humbën jetën 4 persona, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet akoma një mister.

Në një intervistë gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se ekspertiza do të përcaktojë shkaqet e vërteta të vdekjes së tyre.

Lexo Edhe:

Lala ka deklaruar se hetimi do të kryhet në 3 shtete. Ajo theksoi se përfaqësues të ambasadës Ruse kanë qenë në morgun e Tiranës dhe kanë kërkuar të jenë pjesë e ekspertizës së tyre.

“Janë marrë mjetet e identifikimit dhe do të bëhet edhe hetimi nëse kanë pasur probleme me drejtësinë më parë”, tha ajo.

Përsa i përket itinerarit, Lala ka shpjeguar se ata kanë mbërritur në Shqipëri, të dielën e javës së shkuar përmes një agjencie turistike.

“Bashkë me 4 familjarët, në Shqipëri ishin edhe 4 turistë të tjerë rusë. Ditën e djeshme ata janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut. Në mëngjes ata janë ndalur në Librazhd dhe më pas në Ohër. Prej andej janë kthyer dhe janë akomoduar në hotel. Ata i kanë thënë punonjëses së hotelit pas arritjes në sauna të mos shqetësoheshin”, deklaron ajo.

Sipas Lalës, mbetet i mistershëm fakti se si kanë humbur jetën në një kohë të shkurtër. Më tej ajo shton se kjo ngjarje mund të referohet si vrasje e mundshme.

Kujtojmë se katër turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.