Vazhdon shtrenjtimi edhe sot, çmimi i naftës po ngjitet drejt 2 € - Gazeta Express
string(64) "vazhdon-shtrenjtimi-edhe-sot-cmimi-i-naftes-po-ngjitet-drejt-2-e"

Vazhdon shtrenjtimi edhe sot, çmimi i naftës po ngjitet drejt 2 €

Lajme

Gazeta Express

10/06/2022 16:36

Çmimet e karburanteve janë rritur përsëri edhe sot. Nëpër stacione të ndryshme karburantesh, në tableat treguese shihet që çmimi për një litër naftë ka shkuar në afro 1 euro e 90 centë, derisa në disa të tjera varion nga 1 euro e 80 centë deri në 1 euro e 87 centë.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që Qeveria të reagojë duke ulur akcizën për naftën.

Lexo Edhe:

Ndërkohë naftëtarët dje i kanë dërguar letër kryeministri Kurti, duke i kërkuar që të ulë akcizën apo TVSH-në për produktet e naftës dhe jo marzhën.

Naftëtarët kanë kërcënuar me mbyllje të pompave në rast se nuk iu përmbushen këto dy kushte./Express/