Zyrtarët thonë se katërmbëdhjetë fëmijë vdiqën pasi çatia e një ndërtese pranë Lahores u shemb mbi ta.
Incidenti ndodhi në një qendër private mësimi në periferinë Kahna të qytetit pakistanez, ka raportuar BBC, tansmeton Gazeta Express.
Fëmijë të vegjël nën moshën 10 vjeç janë midis atyre që janë marrë nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet nisën një hetim për shembjen dhe dy persona u morën në paraburgim si pjesë e hetimit fillestar.
Farooq Ahmed, një zëdhënës i shërbimit të emergjencës Rescue 1122, i tha BBC-së se kishin marrë një telefonatë në lidhje me incidentin në orën 16:45 (12:45 BST).
Ai tha se operacioni i shpëtimit kishte përfunduar brenda një ore dhe shumica e njerëzve të shpëtuar ishin midis shtatë dhe 11 vjeç.
Pesë persona të tjerë mendohet se janë plagosur.
Një burrë që tha se mbesa e tij ishte midis viktimave i tha AFP-së se çatia e ndërtesës kishte qenë “në gjendje të keqe”.