Vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt – Naim Murseli dhe të tjerët kthehen në sallën e gjyqit - Gazeta Express
string(99) "vazhdon-seanca-per-vrasjen-e-liridona-ademajt-naim-murseli-dhe-te-tjeret-kthehen-ne-sallen-e-gjyqit"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 13:17

Vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt – Naim Murseli dhe të tjerët kthehen në sallën e gjyqit

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 13:17

Pas një pauze mbi një orë, ka vazhduar seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Në sallë janë kthyer të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Seanca u ndërpre për çështje teknike, pasi nuk po hapnin dot disa pamje që do shfaqeshin në sallë.

Në këtë seancë pritej të dëshmonte edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, por që i njëjti mungoi.

Kryetarja e trupit gjykues lexoi dëshminë që Shaban Murseli kishte dhënë në polici më 6 dhjetor të vitit 2023, pak ditë pasi kishte ndodhur vrasja e Liridona Ademajt.