Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, në një përgjigje për Gazetën Express është deklaruar për rastin e rëndë në Lipjan. Ajo tha se bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten me sëpatë.
Shala shton se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
“Dyshohet se bashkëshorti ka sulmuar bashkëshorten e tij me sëpatë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, sipas nenit 183 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Ajo e ka konfirmuar se i dyshuari, K.E. është arrestuar.
Hetimet po vazhdojnë.
“Pas zhvillimeve të intenzive hetimore, sot rreth orës 12:30, është arrestuar i dyshuari K.E., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, në bazë të nenit 183 të KPRK-së. Hetimet rreth rastit po vazhdojnë, për çdo zhvillim të ri ju njoftoj me kohë”, tha Shala për Express.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...