Vazhdojnë kritikat drejt Djokovic: Duhet të ndiejë përgjegjësi për infektimin e tenistëve - Gazeta Express
string(88) "vazhdojne-kritikat-drejt-djokovic-duhet-te-ndieje-pergjegjesi-per-infektimin-e-tenisteve"

Gazeta Express

23/06/2020 14:45

Vazhdojnë kritikat drejt Djokovic: Duhet të ndiejë përgjegjësi për infektimin e tenistëve

Gazeta Express

23/06/2020 14:45

Tenisti numër një britanik, Dan Evans, beson se Novak Djokovic duhet të ndiej përgjegjësi për infektimin e Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki me Covid-19 pasi këta të tre luajtën në turneun e organizuar nga serbi, Adria Tour. Tani edhe vetë Djokovic ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Turneu i organizuar në vendet e Ballkanit nga Djokovic nisi më 13 qershor në Beograd dhe më pas u zhvendos në Zadar të Kroacisë, pas pezullimit të të gjithë turneve të mëdhenj në botën e tenisit nga frika për përhapjen e pandemisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troiki të gjithë rezultuan pozitiv me Covid-19 gjatë fundjavës, ndërsa të njëjtin fat e pësoi edhe Djokovic sot.

Kjo ka bërë që planet për kthimin e garave zyrtare të tenisit në gusht të vihet në pikëpyetje – gjë që ka shtyrë reagime të ashpra nga bota e tenisit, fillimisht nga Andy Murray e tani edhe nga Dan Evans.

“Mendoj se është thjesht një shembull i keq. Edhe nëse rregullat në atë vend nuk e përcaktojnë mbajtjen e distancës, mendoj se këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Kjo nuk është shaka, apo jo?”, ka thënë Evans.

Lojtarët ishin parë duke festuar së bashku dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin pas ndeshjeve, gjë që e ka lënë shumë të pakënaqur Evansin.

“Le të themi kështu, nuk mendoj se duhet të mbahen festa dhe të vallëzojnë të gjithë afër njëri-tjetrit. Ai duhet të ndiej përgjegjësi për turneun e tij dhe për atë që ka ndodhur”. /Gazeta Express/