Vazhdojnë akrobacionet me imazhin e Luizit në Instagram - Gazeta Express
string(55) "vazhdojne-akrobacionet-me-imazhin-e-luizit-ne-instagram"

Yjet

Gazeta Express

22/03/2023 22:49

Vazhdojnë akrobacionet me imazhin e Luizit në Instagram

Yjet

Gazeta Express

22/03/2023 22:49

‘Drama’ rreth llogarisë zyrtare në Instagram e Luiz Ejllit po vazhdon prej ditësh.

Këngëtari nga Shkodra që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania nga dhjetori i vitit të kaluar në pak muaj arriti një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish brenda një kohe të shkurtër.

Lexo Edhe:

Foto: Big Brother VIP Albania

Tashmë kjo llogari numëron 642 mijë ndjekës, por së fundmi nga emri Luiz Ejlli u ndryshua duke u kthyer në atë të motrës së tij, Ina Ejlli.

Për të sqaruar publikun, familja e këngëtarit dolën me një deklaratë duke thënë se u bë për arsye se është tentuar që t’u merrej faqja.

Foto: Instagram/Ina Ejlli

Më pas gjatë ditës së sotme llogaria u ‘zhduk’ dhe nuk figuronte në faqen e Instagramit, por me t’u rikthyer pas disa orësh tashmë në faqe janë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e mëparshme.

Në të aktualisht figuron vetëm një video e një droni që kohë më parë ishte dërguar nga fansat për shkodranin.

Foto: Big Brother VIP Albania

Rreth llogarisë së Ejllit në Instagram po qarkullojnë raportime të shumta ku pretendohet se faqja po sulmohet nga palë të ndryshme për shkak të synimit që kanë për ta menaxhuar.