Varroset Premtim Gashi që u vra mbrëmë në Prishtinë - Gazeta Express
string(51) "varroset-premtim-gashi-qe-u-vra-mbreme-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2024 18:47

Varroset Premtim Gashi që u vra mbrëmë në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

02/09/2024 18:47

Një ditë pas të shtënave me armë zjarri mes dy familjeve, Sekiraqa dhe Gashi ose siç njihet “Capat”, është varrosur Premtim Gashi i cili mbeti i vrarë në vend.

Ai u vra mbremë gjatë të shtënave me armë mes dy grupeve në lagjën “Aktash” në Prishtinë. Premtim Gashi i përkiste familjes së “Capave”.

Varrimi i tij është bërë në orën 16:00, në varrezat në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Vëllai i tij, Korab Gashi, ka mbetur i plagosur me katër të tjerë, përfshirë Salih Sekiraqën, Robert Llumnicën (29-vjeçar), Fatos Abazin (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademin (21-vjeçar).

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar njoftim zyrtar dhe bëri të ditur se ndaj pesë të plagosurve, të cilët janë tashmë të dyshuar për rastin është lëshuar urdhri për ndalim./Insajderi