Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, ka thënë se kujtojmë plagën e hapur të Kosovës, ku 1584 qytetarë tanë ende mungojnë.
Osmani ka thënë se varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb.
Presidentja ka deklaruar edhe se regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Postimi:
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, kujtojmë plagën e hapur të Kosovës. 1584 qytetarë tanë ende mungojnë. Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje e cila prej më shumë se dy dekadash pret drejtësinë për më të dashurit.
Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit te përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë sa mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë.
Regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve si dhe drejtësia mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...