Van Gaal: Disa klube po e shfrytëzojnë koronavirusin për përfitime të veta - Gazeta Express
string(73) "van-gaal-disa-klube-po-e-shfrytezojne-koronavirusin-per-perfitime-te-veta"

Van Gaal: Disa klube po e shfrytëzojnë koronavirusin për përfitime të veta

Gazeta Express

04/04/2020 23:13

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Manchester Unitedit, Louis van Gaal, i ka kritikuar klubet që duan ta përfundojnë sezonin aktual para kohe në Evropë për shkak të koronavirusit, duke thënë se ata po tentojnë ta shfrytëzojnë këtë krizë për interesa të veta.

Të enjten, Jupiler Pro League, liga e nivelit të parë të futbollit në Belgjikë, u bë liga e parë e madhe e futbollit që e mbylli sezonin 2019/20 para kohe shkaku i përhapjes së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jupiler Pro League konfirmoi se të gjitha ndeshjet deri në atë pikë ishin vlerësuar si të vlefshme dhe se tabela aktuale e ligës konsiderohej finalja. Kjo bëri që lideri aktual, Club Brugge, të shpallej kampion i Belgjikës.

Ndërsa, ligat e tjera nëpër Evropë mbeten ende të pezulluara, si për shembull Premierliga që i ka pezulluar ndeshjet të paktën deri në maj. Për momentin po duket e vështirë të caktohet një plan për kur t’ia rinisin kampionatet.

UEFA ka deklaruar se vendimet e tilla si ajo e Jupiler Pro League nuk duhet të merren ende. Të njëjtën mendim e ndan edhe trajneri holandez, Louis van Gaal.

“Në futboll, fituesi vendoset në fushën e lojës. Ka klube që janë duke e përdorur koronavirusin për përfitime të veta”, tha Van Gaal, kur u pyet për kërkesën e Ajaxit për ta ndërprerë sezonin në Eredisivie dhe për t’u shpallur vetë kampionë shkaku se është në krye të tabelës, me epërsi vetëm në dallim në gola prej Alkmaar.

“UEFA dhe FIFA janë të hapur ndaj ndryshimit të rregullave dhe t’ua lehtësojnë barrën klubeve. Kjo është në rregull, kështu që le të fillojmë të punojmë me këtë”. /Gazeta Express/