Valencia sulmon trajnerin e Atalantas pasi rrëfeu se ishte me koronavirus përpara ndeshjes së Champions League - Gazeta Express
string(110) "valencia-sulmon-trajnerin-e-atalantas-pasi-rrefeu-se-ishte-me-koronavirus-perpara-ndeshjes-se-champions-league"

Gazeta Express

31/05/2020 22:20

Valencia sulmon trajnerin e Atalantas pasi rrëfeu se ishte me koronavirus përpara ndeshjes së Champions League

Gazeta Express

31/05/2020 22:20

Ka mjaftuar një intervistë e Gian Piero Gasperinit, trajnerit të Atalantas, për Gazzetta dello Sport, për të ngjallur reagimin e menjëhershëm të Valencias.

Trajneri italian rrëfeu se ishte infektuar dhe kishte shfaqur simptomat e para që përpara ndeshjes së Champions League, përballë Valencias.

Lexo Edhe:

Në një komunikatë për shtyp, klubi i “Mestalla”-s ka reaguar sidomos duke ditur se 35% e organikës së iberikëve u infektua nga epidemia.

“Pas deklaratave të trajnerit të Atalantas, Gian Piero Gasperini, Valencia shprehet publikisht e befasuar për faktin se trajneri i skuadrës rivale në fazën e 1/8-ve të Champions League pranon se përpara ndeshjes së datës 10 mars në “Mestalla” ishte i vetëdijshëm se simptomat që kishte shfaqur mund të kishin lidhje me koronavirusin, duke mos marrë masa parandaluese dhe duke rrezikuar shumë persona gjatë udhëtimit në Valencia”.