Valdet Rama, ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë, ka dhënë një intervistë për mediumin “SPORT1”, ku ka treguar për bisedën e tij me Lionel Messin, shkuarjen në Gjermani si fëmijë dhe për karrierën e tij.
“Mesfushori sulmues, i lindur në Kosovë, erdhi në Gjermani si fëmijë, bëri hapin drejt futbollit profesional dhe ka luajtur për klube si Hannover 96, Real Valladolid, si dhe për kombëtaren shqiptare. Sot, 37-vjeçari është pjesë e Icon League, e cila e ka kthyer përsëri te rrënjët e tij”, shkruan “SPORT1”.
Në një intervistë për SPORT1, Rama rrëfen një rast kur iu desh të bënte kontroll dopingu me Lionel Messin.
Ai tregoi fillimisht se si arriti në Gjermani, si fëmijë.
“Erdha në Gjermani nga Kosova me familjen time në vitin 1996. Atëherë kisha tetë vjeç, dhe natyrisht fillimisht ishte e vështirë për t’u integruar sepse nuk flisja gjuhën, dhe duhej të gjenim rrugën tonë si familje në Gjermani. Por u ndjemë jashtëzakonisht rehat që nga fillimi. Të luash futboll ka qenë gjithmonë pasioni im i madh, por kryesisht vetëm në rrugë. Nuk luaja deri më vonë, në një akademi të të rinjve te Rot-Ëeiss Essen. Pas kësaj, u transferova te VfL Ëolfsburg, ku gjithashtu kalova tre vite të mrekullueshme”, tha ai fillimisht.
Ai më tutje foli për karrierën e tij si futbollist.
“Fatkeqësisht, pata disa probleme me dëmtime atje, dhe më pas kuptova që duhej të provonja diçka të re. Mora një ofertë nga 1. FC Ingolstadt, për të cilën isha shumë i lumtur, për të luajtur në ligën e dytë. Atje filloi vërtet karriera ime profesionale. Personalish, pata një vit të mirë te Ingolstadt, por klubi u shpall i rënë nga kategoria. Më pas mora oferta dhe zgjodha Hannover 96. Pas kësaj, kam pasur periudha në Suedi dhe Spanjë përpara se të kthehesha në Gjermani. Të jesh futbollist profesionist ka qenë gjithmonë ëndrra ime, prandaj nuk pendohem për asgjë. Jam shumë mirënjohës dhe krenar që arrita qëllimin tim”, shtoi ai.
Rama foli edhe për ndjenjën e të luajturit në “Camp Nou”.
“Jam një tifoz i madh i Barcelonas, dhe të luash në ‘Camp Nou’ për herë të parë ishte një ndjenjë e pabesueshme. Zakonisht njeh lojtarët vetëm nga video-lojërat ose televizioni, por të jesh në fushë me ta – kjo është eksperienca më e madhe që mund të kisha arritur”, u shpreh ai.
Mbi të gjitha, ai foli për bisedën e tij triorëshe me Lionel Messin.
“Ne në fakt fituam atë ndeshje 1-0, dhe unë vërtet doja fanellën e tij. Fillimisht isha shumë turp pas ndeshjes, por pastaj mblodha guximin dhe ia kërkova. Ai më tha që do ta jepte fanellën në tunel. Pastaj doktori i ekipit erdhi tek unë dhe tha: ‘Valdet, duhet të shkosh për kontroll dopingu.’ Në atë moment mendova: ‘Doktor, Messi po më jep fanellën, nuk mund të shkoj tani.’ Fatkeqësisht, duhej të shkoja, por pata fat sepse edhe Messi duhej të shkonte për kontroll dopingu. Pastaj ai më dha fanellën e tij gjithashtu. Ne qëndruam në kontroll për rreth dy e gjysmë deri tre orë dhe biseduam. Ishte shumë emocionuese për mua, sepse mund ta ndjesh aurën që ai përçon. Thjesht e shijon atë, dhe isha i lumtur që mora fanellën e tij. Por ai nuk donte të merrte timen (qesh)”, përfundoi ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...