Vaksinat kundër Covid-19 provë e pjekurisë së Kosovës - Gazeta Express
string(53) "vaksinat-kunder-covid-19-prove-e-pjekurise-se-kosoves"

OP/ED

Gazeta Express

03/12/2020 14:04

Vaksinat kundër Covid-19 provë e pjekurisë së Kosovës

OP/ED

Gazeta Express

03/12/2020 14:04

Kush do të thoshte se pamja e një kamioni transportues që në prapavijë kishte një kompleks industrial Belg në një ditë të ftohtë e të zymtë të dhjetorit do të na lente një nga përshtypjet të veçanta të këtij viti dhe mbase do të bëhet një imazh i ngulitur në memorjen tonë kolektive.

Shkruan: Labinot Hoxha

Lexo Edhe:

Këtë të mërkurë të gjithë u mahnitëm me fotografinë e Associated Press që evidentonte nisjen e një pjese të 800,000 dozave të para të vaksinës kundër Covid-19 nga fabrika e prodhimit e kompanisë farmaceutike Pfizer në komunën flamane Puurs. Ky kamion me ngarkesën e vetë të çmueshme ishte nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar që sapo kishte autorizuar përdorimin e tyre. Ishte një moment shpresdhënës sepse para syve na u shfaq i konkretizuar lajmi i javëve të fundit për ardhjen vaksinave të sukesshme kundër kësaj pandemie që paralizoi të gjithë botën,  e që deri sot solli vdekjen e rreth 1,5 milion njerëzve e sëmuri edhe 100 milion tjerë dhe që njëkohësisht  shkaktoi dëme të tjera të thella e shumë të dhimbshme socio-ekonomike.

Mirëpo ndjenja e gëzimit momental për këtë lajm shumë shpejtë u shëndrrua në një hamendje të sikletshme për atë se kur do të arriijnë këto vaksina tek ne në Kosovë. Nëse shpejtësia dhe efikasiteti i ndërmarrjes së masave për rimëkëmbje ekonomik të ndrëlidhurra me pandeminë na shërbejnë si indikacion, fatkeqësisht nuk na mbetet shumë hapësirë për të shpresuar. E vërtetë që përballja me këtë virus dhe efektet e veta ka qenë sfiduese edhe për vendet më të zhvilluara, dhe Kosova ka arritur të bëjë disa hapa të duhur por përshtypjet janë se ato janë ad hoc, jo të vazhdushme apo të parashikueshme.

Thënë shkurt, sot askush nuk e di se kur mund të priten këto vaksina në vendin tonë. Përveç disa prognozave të përgjithshme se mund të presim që kjo do të ndodhë gjatë vitit 2021, është ende shumë e paqartë se kur dhe si në fakt mund të pritet arrija e tyre. Nuk ka shenja së paku publikisht se autoritetet përgjegjëse për shëndet publik janë duke bërë gjithcka që duhet dhe munden për sjelljen e këtyre vaksinave.

Duhet një komunikim i qartë për të gjitha që po i bëjnë. Askush nuk dëshiron të dëgjoj vetëm fjalë shpresdhënëse se po punojmë në këtë drejtim, apo se është mbajtur edhe një takim, apo edhe është themeluar edhe një grup punues. Çfarë kërkohet janë hapat konkret drejtë arritjes së rezultatit. Ne nuk mundemi dhe duhet besuar qorrazi se insitucionet po bëjnë më të mirën që munden.

Derisa Kosova nuk mund të pritet të jetë pionjere në luftës kundër koronavirusit, së paku të mos mbetet e funit. Kosova e ka së paku benefitin e të mësuarit nga të tjerët dhe duhet ta shfrytëzoj këtë.

Është lajmëruar se një premtim për sigurimim e një numrit të dozave përmes COVAX, një nismë që siguron qasjen në vaksina Covid-19. Premtimi është që vendet e përfshira në këtë skemë do të marrin doza të mjaftueshme për të vaksinuar 20% të popullsisë së tyre në një afat të gjatë dhe varësisht nga disponueshmëria e financimit. Pra, mbështetja që mund të presim nga COVAX është e pasigurt dhe sigurisht nuk do të jetë e mjaftueshme.

Jetërat dhe mirëqenja janë në duar të qeverisë. Prandaj cfarë duhet të shohim shumë shpejtë është (i) një plan veprimi për prokurimin e drejtpërdrejtë të vaksinave (ii) një vlerësim të nevojave për vaksinim, që i identifikon numrat e personave në grupet e rrezikuara, (iii) një plan për inokulim, që mbulon metodën dhe  kohën e shpërndarjes së vaksinave (cilat profesione grupmosha do të vaksinohen së pari, si do të arrihet mbulesa e te gjithë territorit etj) dhe (iv) një plani për vetëdijësim të qyetarëve dhe luftimin e dezinformatave për këto vaksina dhe virusin në përgjithësi.

Dhe këtu që në fillim na duhet të gjithëve një ndryshim semantik– të flasim për blerjen apo prokurimin e jo për “sigurimin” e vaksinave. Në gjuhë si në vepra përgjegjësia duhet definuar qartë dhe si duhet. Vaksinat në radhë të parë duhet ti blejmë dhe jo të të presim që tí “sigurojmë” e as që të na i “sigurojnë”. Mbase edhe mund të marrim ndihmë në këtë drejtim, por të jemi të qartë se do ta marrim atë ndihmë atërhere kur të tjerët i përmbushin nevojat e veta. Nacionalizmi i vaksinave është një term i ri që ka dalë në sipërfaqe së fundmi, dhe për këtë ka një arsye. Shtetet do të bëjnë një garë për vaksina anipse kjo si duket nuk do ti ndihmoj askujt – por që është një realit me të cilin duhet të ballafaqohet edhe Kosova. 

Kosova nuk ka mungesë të parasë për të blerë vaksina. Në fakt mund të argumentohet në të kundërtën se mbase nuk ka para për të duruar efektet e mos vaksinimi dhe mosvënies nën kontrollë të pandemisë. Janë disa momente kur shteti e tregon veten, por jo gjithmonë këto momete janë koncertet apo ngjarje të orkestuara me kujdes e plot me simbolikë. Shtetin nuk matet vetëm me numrin e flamujve të ngritur apo sa metra kub bronz janë skalitur për heronjët e hisorisë tonë.  Dhe jo gjithmonë evidenca më e fortë e shtetit është retorika apo si u sollëm ndaj të tjerëve që na kërcënojnë. Nganjëherë sheti e shtetësia varet edhe nga ajo që ia dëshmojmë e tregojmë vetes së pari dhe pastaj të gjithë botës. Nuk ka ndonjë manifestim më të qartë të zotësisë së fatit tonë se kur shteti përkujdeset për qytetarët e vetë, andaj zonja dhe zotërij, urdhëroni na jepni shtet në formë të një pickimi jetëshpëtues në krah.