Uta Ibrahimi e njohur ndryshe si heroina jonë e maleve e ka ngjitur edhe K2 me lartës 8,661 metra.
K2 është maja e 11 në listën e Utës që ajo e ka ngjitur, dhe ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ka ngritur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në to, raporton KosovaPress.
Lajmin e konfirmoi “Utalaya”, faqja e cila shpërndanë lajmet për ngjitjet e Ibrahimit nëpër botë.
“Jemi krenarë dhe të lumtur të japim lajmin se Uta, heroina jonë e maleve, tashmë ka ngjitur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000. Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër të tjera, që i ka dhënë një frymëzim të fuqishëm komunitetit alpinist shqiptar”, shkruante në postimin e “Utalayas”.
“Përkushtimi dhe vendosmëria e Uta Ibrahimit tregojnë se ajo është një udhëheqëse e vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne që kërkojmë të kalojmë kufijtë dhe të bëjmë ëndrrat tona realitet”, shkruante më tej.
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...