Usyk e shkatërron Chirosan dhe mbetet në binarë për të luftuar për titullin e botës - Gazeta Express
string(83) "usyk-e-shkaterron-chirosan-dhe-mbetet-ne-binare-per-te-luftuar-per-titullin-e-botes"

Gazeta Express

01/11/2020 8:42

Usyk e shkatërron Chirosan dhe mbetet në binarë për të luftuar për titullin e botës

Gazeta Express

01/11/2020 8:42

Oleksandr Usyk e ka bërë edhe një hap drejt luftës për titullin e kampionit të botës në vitin 2021, pasi e rrahu bindshëm Derek Chisoran të shtunën në Arenën SSE në Londër.

Usyk, ish-kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë gjysmë të rëndë, i mori disa goditje të forta nga boksieri veteran i Britanisë së Madhe. Por ukrainasi e përdori shpejtësinë e tij dhe lëvizjet madhështore për ta kontrolluar luftën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chisora u tregua u guximshëm dhe i qëndrueshëm për një 37-vjeçar por e kishte të pamundur ta ndiqte ritmin e Uyskun në ring.

Uyskun boksoi në mënyrë të përkryer duke qenë tejet i skatë në goditjet e tij dhe duke e mbajtur në distancë britanikun.

33-vjeçari fitoi me pikë 115-113, 115-113 dhe 117-112.

Uyskun e fitoi meçin e 18-të në karrierë dhe mbeti i pamposhtur për të mbetur në binarë për titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBO, i cili mbahet nga Anthony Joshua. /Gazeta Express/