Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja - Gazeta Express
string(87) "usyk-boksi-me-pergatiti-per-skenare-te-tmerrshem-mbrojtja-e-atdheut-eshte-detyre-e-imja"

Boks

Gazeta Express

02/03/2022 9:29

Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja

Boks

Gazeta Express

02/03/2022 9:29

Kampioni i botës në boksin profesionist, Olseksandr Usyk e ka lënë prapa krahëve pasionin dhe profesionin e tij.

Ukrainasi është rikthyer në atdhe për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase për ta ruajtur vendin e tij pas sulmeve të ashpra të ushtrisë ruse.

“Është detyrë e imja”, ka thënë 35 vjeçari në një intervistë për “Don Riddell”, përcjell “Gazeta Express”.

Usyk thotë se boksi e ka përgatitur atë për skenarë të tmerrshëm si ky.

Ai insiston se sporti është gjëja e fundit që po e mendon për momentin pasi është i vendosur, nëse është nevoja, ta japë edhe jetën për atdheun e tij.

Fama e Usyk u rrit vitin e kaluar kur e rrahu kampionin e deriatëhershëm të botës, Anthony Joshua.

Krahas tij, në luftë kundër rusëve po marrin pjesë edhe ish-kampionët e botës në boks, vëllezërit Klitschko. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement