Urim Zenelaj dhe KB Ponte Prizreni kanë vazhduar bashkëpunimin.
Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të diel se qendra nga Suhareka ka vazhduar kontratën edhe për një tjetër sezon.
Në njoftimin e klubit thuhet se pavarësisht ofertave të shumta, Zenelaj vendosi t’i mbetet besnik Prizrenit.
Njoftimi i plotë nga KB Ponte Prizreni (pa ndërhyrje):
“Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek skuadra jonë.
Pa dyshim qendra numër 1 në Kosovë “KING OF PAINT” tani i bënë 5 vite në skuadër përkundër shumë ofertave tjera ai qëndron besnik skuadrës së zemrës.
Urim Zenelaj pritet të jetë arma më e fort e ekipit, pasi që pas përfundimit të sezonit është nënshtruar dy intervenimeve mjekësore”. /Gazeta Express/
? ? MERKATO ?? ? URIM ZENELAJ – GJYSËM DEKADE NË ⚫️⚪️ Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek skuadra…
Posted by KB PONTE Prizreni on Sunday, 3 July 2022
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...