Urgjente: Fëmijët e dy të prekurve me koronavirus në Viti nuk po i trajtojnë mjekët, mbesin të ngujuar në shtëpi - Gazeta Express
string(111) "urgjente-femijet-e-dy-te-prekurvee-me-koronavirus-ne-viti-nuk-po-i-trajtojne-mjeket-mbesin-te-ngujuar-ne-shtepi"

Urgjente: Fëmijët e dy të prekurve me koronavirus në Viti nuk po i trajtojnë mjekët, mbesin të ngujuar në shtëpi

Gazeta Express

15/03/2020 11:33

Familja në Stubëll të Vitisë që është goditur nga koronavirusi po kalon nëpër një ankth të vërtetë. Fillimisht ishte gjyshi 77 vjeçar që doli pozitiv me virus, pas tij edhe djali dhe reja. Tash në shtëpi kanë mbetur me simptome edhe dy fëmijët e çifitit, por që askush nuk po ju vjen në ndihmë, e as mjekët të cilët janë thirrur.

Të premtën në Kosovë u shënua rasti i parë që bartë virusin kinez Corona-19, apo siç njihet ndryshen koronavirusin. Dy të infektuarit e parë ishin një 77-vjeçar nga Vitia si dhe një 20-vjeçare. Por ani se Vitia ka hy në karantinë që dy ditë, nipërit e të moshuarit që bartë koroknavirusin gjenden mbyllur në shtëpi.

Lexo Edhe:

Ata nuk po vizitohen nga ana e mjekëve.

Express pas pak do ju sjellë rrëfimin e familjes nga Stublla për këtë problematikë.