Urdhri i Farmacistëve i mbyllur prej Covid, Toma: Kërkuam tamponë, por nuk na u përgjigjën - Gazeta Express
string(87) "urdhri-i-farmacisteve-i-mbyllur-prej-covid-toma-kerkuam-tampone-por-nuk-na-u-pergjigjen"

Urdhri i Farmacistëve i mbyllur prej Covid, Toma: Kërkuam tamponë, por nuk na u përgjigjën

Gazeta Express

05/07/2020 21:22

Një prej punonjësve në Urdhrin e Farmacistëve është konfirmuar tashmë pozitiv me Covid-19, por të tjerët ndodhen ende nën mëdyshje, pasi autoritetet shëndetësore nuk i kanë marrë tamponët.

Në një intervistë për abcnews, kryetarja e UFSH-së Diana Toma, thotë se rasti pozitiv u zbulua të enjten dhe se prej që të premtes janë kërkuar tamponimet, por deri më tani nuk ka patur asnjë përgjigje nga ana e autoriteteve.

Lexo Edhe:

“E kemi mësuar të enjten, të premten kemi mbyllur çdo lloj veprimi me farmacistët. U lidhëm me drejtoreshën e DSHP, e cila për hir të së vërtetës u tregua e gatshme pastaj nuk patëm më kontakte. Kuptojmë që situata është e ngarkuar e personelit mjekëosr. Derisa të mundësohet bërja e tamponit të tërë jemi të vetëkarantinuar.

Realisht këtu do të kërkonim një parje ndryshe. Kërkuam mundësimin e tamponeve ditën e premte, mirëpo nuk u realizua dhe ndonëse na u komunikua që do ketë një kontakt nga epidemiologët me stafin tonë, kam komunikuar edhe me anëtarë të tjerë të stafit, deri tani një komunikim i tillë nuk është realizuar. 

Jemi 9 veta që janë në zyrë, të cilët jo të njëjtë janë në kontakt me farmacistët, por kjo nuk të jep siguri. Deri tani nuk kanë pasur simptoma. Edhe personi pozitiv është në gjendje të qëndrueshme, pa temperaturë”, u shpreh ajo./Express