Unitedi, Interi e klube të tjera presin fatin në shortin e Ligës së Evropës - Gazeta Express
string(74) "unitedi-interi-e-klube-te-tjera-presin-fatin-ne-shortin-e-liges-se-evropes"

Unitedi, Interi e klube të tjera presin fatin në shortin e Ligës së Evropës

Gazeta Express

28/02/2020 8:47

Sezoni 2019/20 i Ligës së Evropës po shkon gjithnjë e më afër finales. Tashmë dihen 15 nga 16 pjesëmarrësit në fazën e 1/8 të finales së këtij turneu.

Disa klube gjigante të Evropës – si Manchester Unitedit, Interi e Roma – do ta vazhdojnë garën me qëllim për ta fituar titullin dhe për ta siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kur hidhet shorti për 1/8 e finales?

Shorti për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Evropës do të mbahet të premten, më 28 shkurt, në orën 13:00. Shorti do të mbahet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Cilat skuadra do të marrin pjesë në short?

Skuadra Vendi
Rangers Skoci
Wolves Angli
Getafe Spanjë
Bayer Leverkusen Gjermani
Istanbul Basaksehir Turqi
Copenhagen Danimarkë
Basel Zvicër
Sevilla Spanjë
Olympiacos Greqi
LASK Austri
Manchester United Angli
Inter Itali
Eintracht Frankfurt / Red Bull Salzburg Gjermani / Austri
Shakhtar Donetsk Ukrainë
Wolfsburg Gjermani
Roma Itali

Ndeshjet e 1/8 të finales së Ligës së Evropës është planifikuar të zhvillohen gjatë muajit mars. /Gazeta Express/