“Unë në Real Madrid? Akoma s’e kam nisur kursin e spanjishtes” - Gazeta Express
string(58) "une-ne-real-madrid-akoma-se-kam-nisur-kursin-e-spanjishtes"

Gazeta Express

05/04/2020 8:58

“Unë në Real Madrid? Akoma s’e kam nisur kursin e spanjishtes”

Gazeta Express

05/04/2020 8:58

Mesfushori i Ajax, Donny van dek Beek, nuk e ka qartësuar të ardhmen e vet kur është pyetur nëse do t’i bashkohet Real Madridit, duke thënë se ende nuk ka nisur ta mësojë gjuhën spanjishte.

Ai, megjithatë, e mohoi se ka marrëveshje me Real Madridin, duke e bërë të qartë se ende nuk është vendosur se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të luash në diell është gjithmonë mirë, por jo, unë nuk e kam filluar kursin e spanjishtes” tha De Beek për revistën Helden.

“Ende nuk i kam thënë po asnjë klubi. Gjithçka mbetet e hapur. E di çfarë kam këtu, në Ajax më duan dhe unë e dua Ajaxin”, shtoi ai.

Van de Beek është vetëm njëri prej shumë mesfushorëve për të cilët është përfolur se mund t’i bashkohen gjigantit spanjoll. /Gazeta Express/